Flash News

KRYESORE

Reagon familja e Shkëlzen Qordjes: Është e pabesueshme... Na lini të qajmë njeriun tonë

Reagon familja e Shkëlzen Qordjes: Është e pabesueshme... Na lini

Familja e gardistit Shkëlzen Qordja ka reaguar për ngjarjen tronditëse dhe kanë kërkuar nga politika që të ndalin komentet dhe deklaratat për vdekjen e 31 vjeçarit. Në një deklaratë për gazetën ‘Tema’, familja Qordja kërkon që të mos shkelen ligjet dhe zakonet, por të lihen të qetë në vuajtjen e tyre pasi trupi i Shkëlzenit nuk është varrosur ende.

Reagimi:

Eshte e pabesueshme per ne qe ne kushtet e nje tragjedie familjare qe nuk i urohet as hasmit, te na duhet te perballojme edhe shqelmat e politikes mbi trupin pa jete te djalit dhe vellait tone qe e kemi ne mes te shtepise!

Kur s’ka fjale dhe ngushellim per ne sot, detyrohemi nga keto shqelma egersirash te gjejme fjale per te bere deklarata publike si familje!

Por fatkeqesisht nuk kemi asnje rruge tjeter pervecse t’i drejtohemi publikisht politikaneve qe te na lene te qajme njeriun tone.

Te mos shkelin mbi cdo ligj e zakon, duke bere ate qe as gjakesi i kanunit nuk e ka bere kurre per viktimen e tij.

U lutemi mos e rendoni djalin e vellain tone me fantazi dhe fabrikime per qellimet tuaja.

Per shpirtin e zi qe ju shtyn ne te tilla akte cnjerezore nuk eshte fajtor i shtrenjti yne dhe zija jone del e tepron per supet e familjes sone te thjeshte.

Prinderit dhe vellezerit e te ndjerit Shkelzen Qordja

Të fundit