Flash News

KRYESORE

Reagon Fatmir Mediu: Voto kundër SHBA-së një veprim i nxituar që mund të sjellë probleme

Reagon Fatmir Mediu: Voto kundër SHBA-së  një veprim i nxituar

Ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me  votën e Shqipërisë pro rezolutës anti-Trump  në OKB për shpalljen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit si dhe votën pro të Shqipërisë ndaj kësaj resolute.

Në një prononcim për Neës24, Mediu u shpreh se  vota kundër SHBA është një veprim i nxituar dhe mund të sjellë probleme në marrëdhëniet me SHBA.

“Të dalim kundër SHBA është një veprim i nxituar. Ne kemi një asistencë ë madhe me SHBA dhe uroj të mos reflektojë kjo në raport me ndihmën që po na jep SHBA. Një nga ndihmat e SHBA edhe nga ana financiare është për reformën në drejtësi. SHBA është një partner strategjik dhe vota kundër SHBA është një votë që mund të sjellë probleme”- tha Fatmir Mediu.

 

 

Të fundit