Flash News

KRYESORE

Reagon Flutura Açka për mosvlerësimet ndaj Kasem Trebeshinës: Folëm pak për të nga frika mos ia rrisnim famën

Reagon Flutura Açka për mosvlerësimet ndaj Kasem

Vdekja e shkrimtari Kasem Trebeshina, padyshim është një humbje e madhe për letërsinë dhe kulturën tonë.

Në lidhje me sa është vlerësuar Trebeshina në të gjall të tij ka reaguar ashpër shkrimtarja Flutura Açka, e cila është shprehur se ende mbi 70 vepra të Trebeshinës kanë mbetur  të pabotuar, dhe se sipas saj, sa ishte gjallë Kasem Trebeshina, u fol pak për të nga frika se mos ia rrisnim famën dhe na prishej rregulli i piramidës letrare që kemi thurur me kujdes të madh.

Statusi i plotë:

Shkoi Kasem Trebeshina, ende me mbi 70 vepra te pabotuara. Sa ishte gjallē pak folën nga frika se ia rrisnin famën dhe na prishet rregulli i piramidës letrare që kemi thurur me kujdes të madh, me dorëzani edhe kritikën e tredhur letrare.

Mes pështytësve të heshtur dhe të hapur, do të shfaqet llapaqeni nekrofil, qê me urdhër nga lart, ai Don Sikoti i letrave dhe i bojës së gazetave, do ta dërrmojë me shpatën e llapaqenësisë së tij, për një arsye fare të thjeshtë, se nuk ka lexuar asnjë vepër të tij, por kështu është urdhëruar të bëjë.

Por vepra mbetet. Siç thotë i urti Moikom Zeqo: "Kasem Trebeshina nuk jetoi kohën, por letërsinë".

Të fundit