Flash News

KRYESORE

"Kryeministri të ndërhyjë për të mbrojtur Ballist Morinën"

"Kryeministri të ndërhyjë për të mbrojtur Ballist

Vijojnë reagimet në mbrojtje të Ballist Morinës. Dritan Dervishi, ish-drejtori sportiv i Partizanit dhe Kukësit, ka qenë ndër të parët që ka reaguar për çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës nga Kroacia drejt Serbisë. Sipas Dervishit, është e pakuptimtë që të qëndrohet duarkryq nga shteti shqiptar në një situatë të tillë, ku rrezikohet seriozisht jeta e nëj shtetasi të tij.

“Ballist Morina është hero për mua dhe unë si qytetar i këtij vendi i kërkoj qeverisë tonë të mbrojë të drejtat e një qytetari të pafajshem. Nuk mund të ekstradohet Ballist Morina në një vend si Serbia që ka një urrejtje për çdo shqiptar.

Kërkoj nga Kryeministri të nderhyjë për të mbrojtur Ballist Morinën me forcë, se një shtet që nuk mbron djemtë e tij është një shtet i falimentuar”, janë fjalët e Dervishit për “Panorama Sport”

Të fundit