Flash News

KRYESORE

Reagon gazetari i Bild që cilësoi Ramën gangster: Unë isha vetë në Shqipëri

Gazetari i gazetës gjermane Bild, Peter Tiede, ka reaguar në Facebook, pas artikullit ku kritikonte kryeministrin Edi Rama. Në një postim paraditen e sotme, ai shkruan shkurtimisht: “Unë njëherë –  shkruajta diçka për Shqipërinë – isha atje. Nuk duket mirë për një vend të bukur”, komenton ai lidhur me artikullin e tij.

Tiede e konsideronte Edi Rama ‘një gangster’ dhe Shqipërinë ‘një shtet të mafias’. Bild po ashtu përmendte faktin se dy ministra të rendesishem te qeverise, Tahiri dhe Xhafaj, janë të përfshirë në trafikun e drogës dhe janë detyruar të largohen.

Artikulli i gazetës më të madhe në Gjermani, ngjalli mjaft reagime. Deputetja e PS-së, Elona Gjebrea e quajti dezinformues ndërkohë që u zotua se do ‘zyra e shpifjes’ do të merret me gazetën. E ashpër ishte edhe deputetja tjetër e mazhorancës, Blerina Gjylameti, që u shpreh se reportazhi është paguar me paratë e pista të opozitës.

Artikulli i plote: Gazeta Gjermane BILD 'ekzekuton' Ramën: Shqipëria, vendi në duart e një gangsteri

Të fundit