Flash News

KRYESORE

Reagon gazetari pas zgjedhjeve në PD: Burrat dhe gratë dëshmuan se zemra e demokratëve rreh

Reagon gazetari pas zgjedhjeve në PD: Burrat dhe gratë dëshmuan

Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit në media dhe rrjete sociale.

Gazetari Edi Lesi ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ku flet për hendekun mes urrejtjes nga ekranet dhe qetësisë e gjykimit të shumicës së heshtur lidhur me zgjedhjet e një dite më parë. Lesi shkruan se mbi 59 mijë gra dhe burra dëshmuan përmes pjesmarrjes dhe votës se zemra e demokratëve rreh duke treguar se ka shpresë.

Statusi i Lesit:

"Cfare hendeku mes vrerit e urrejtjes qe leshohet ekraneve e podiumeve dhe qetesise e gjykimit te shumices se heshtur. Mbi 59 mije burra e gra, te rinj e te reja deshmuan se zemra e demokrateve rreh, treguan se ka shprese per ditet qe vijne".

Basha fitoi bindshëm garën e 22 korrikut në përballje me rivalin Eduart Selami me një shifër rekord 91% dhe me 20 mijë votues më shumë se në 2013-ën.

 

Të fundit