Flash News

KRYESORE

Reagon Gruevski nga arratia: Hungaria sot iu përgjigj pozitivisht kërkesës sime

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nga arratia ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook dhe  tregon se Hungaria ka pranuar kërkesën e tij për azil politik.

Gruevski shprehet se ai ndiqet politikisht nga qeveria e vendit të tij dhe nuk po i ikën drejtësisë në Maqedoni.

Sot Republika e Hungarisë, vend anëtare e BE-së dhe NATO-së, u përgjigj pozitivisht në kërkesën time për marrjen e azilit politikë, për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën time për azil kam theksuar se azilin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja“-thotë ndër të tjera Gruevski.

Më tej ai shprehet se ka treguar në kërkesë që qeveria dëshiron të heq lirinë  e tij duke përdorur hapa dhe metoda jodemokratike.

I shpjegova se si filloi e gjitha, me fillimin e publikimit të materialeve të fituara në mënyrë të paligjshme, audio, emërimi i një prokurori të posaçëm publik i cili u bë një mjet partiak, ashtu si gjykata, përshkroi të gjitha padrejtësitë, parregullsitë, diskriminimi, gjykimet dhe dënimet e ndërtuara, procedurat konkrete gjyqësore kundër meje dhe tortura që pas formimit të qeverisë së re kam vendosur me mua, por edhe një numër bashkëpunëtorësh të tjerë, jep shembuj konkret dhe prova konkrete dhe përfundova me kërcënime me jetë para se të largohesha nga Republika e Maqedonisë”, shkruan më tej Gruevski.

Të fundit