Flash News

KRYESORE

Reagon Haradinaj: S’ kemi nevojë për mini-shengen me kryeqytet Serbinë; Rama: Ramushi është gënjeshtar

Reagon Haradinaj: S’ kemi nevojë për mini-shengen me kryeqytet

Vjen reagimi i Kosovës lidhur me nismën e mini-Shengenit ballkanik të mbajtur në takimin e tretë në Tiranë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i është përgjigjur komenteve nga liderët e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se Kosova nuk ka nevojë për  mini-shengen me kryeqytet Serbinë.

“Nuk kemi nevojë për një mini-shengen me kryeqytet Serbinë ose lider Serbinë të mini-shengenit tonë. Jemi të interesuar për Shengen në këtë rast, për BE-në. Kosova është vend euroatlantik, pra kjo është perspektiva e jonë. Hetohet që krejt kjo bëhet në njëfarë mënyre me na e heq taksën, është një byepas për me e heq taksën. Mini-shengeni ka vetëm një qëllim të heqë taksën”, tha Haradinaj, i cili u ndal edhe te deklaratat kryeministri  Rama.

“Nuk janë të këqija, shikoni tash unë disa herë e kam përsëritur që Edi Rama është vëllai im, ai është shqiptar, jam shqiptar, të majtën e të djathtën në Shqipëri janë vëllezërit e motrat e mi. Unë nuk kam pas qare pa dal kundër ndarjes, jo për inati të njërit prej nesh as në Kosovë, as në Shqipëri, por kam dal kundër ndarjes. Sikurse e dini Trepça është Kosovë, nuk po na e konteston më kurrkush mbi këtë dhe, a keni dëgjuar dikë duke thënë më që Trepça është e dikujt tjetër pos e Kosovës, pavarësia energjetike ka ndodhur, pra kemi mundur të nënshkruajmë marrëdhënie kontraktuale tash me Shqipërinë për unifikim të tregut, kemi ushtrinë dhe po, kemi edhe taksën, po taksa është kundërvlerë për njohje. Kur të na njeh Serbia ne i hapim dyert për takime bilaterale e trilaterale, po me qëndrime mohuese të Serbisë deri edhe në mohim të masakrës së Recakut nuk na mbetet rrugë tjetër pos me iu thënë puna e mbarë pa ne”, u shpreh Haradinaj.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat e quajti Haradinajn gënjeshtar dhe se nuk ka asnjë detyrim për Kosovën në këtë nismë.

“Nuk ka asnjë nyje detyruese. Haradinaj është gënjeshtar nga padija apo qëllimisht nuk kam ndërmend ta zbuloj, por është gënjeshtra se këtu s;ka asnjë kush dhe detyrim.

Kjo nismë ka vetëm një qëllim të zbatojë marrëveshjet e bbëra më parë ems gjitha vendeve. Unë dua që në këtë proces të fusim hap pas hapi edhe elementë të tjerë si zhbllokimin e ngërçit për energjinë. Por kjo nuk bëhet me facebook, me kthim kurrizi, nuk ndodh kështu.

Nuk ka asnjë lloj detyrimi në këtë aspket. Nëse Kosova hyn në proces dhe thotë dua që lëvizjen e lirë për njerëzit, mallrat që Shqipëria e bën, nuk dua ta bëj me Serbinë, nuk i thotë kush jo, o të gjitha o asnjë.

Është një tym që ngrihet nga rrethi vizioz dhe rruga qorre ku është sot politika në Kosovë, pasi sot s’ka një stabilitet të përfaqësimi institucional”, tha Rama.

Të fundit