Flash News

KRYESORE

Reagon Imami i Kombëtares: Kërkoj ndjesë, gjithçka ishte shaka

Reagon Imami i Kombëtares: Kërkoj ndjesë, gjithçka ishte

Hoxhë Ahmed Kalaja ka reaguar pas videos që qarkulloi në çdo portal ditën e sotme, ku lojtarët e kombëtares shqiptare po bisedonin me Imamin dhe kanë treguar disa histori me klerikët e feve të ndryshme, kryesisht ata orthodoksë.

Mirpo, Ahmed Kalaja sqaron nëpërmjet një postimi në Facebook se e gjitha kjo ishte një shaka dhe se pjesë e bisedës dhe humorit ishin edhe përfaqësues të besimit islam dhe jo vetëm të komuniteteve të tjera fetare.

Lexoni reagimin e plotë:

“Sqarim për mediat.

Duke marrë shkas nga publikimi i bisedës të bërë mes meje dhe dy miqve të mi lojtarë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, e cila u publikua nga të gjitha mediat e vendit, më lejoni të shpreh keqardhjen time për keqkuptimin e qëllimit të asaj bisede.

Si një përfaqësues i besimit islam, si prijës fetar dhe si atdhedashës, nuk do ia lejoja kurrë vetes që mendimet dhe bindjet e mia për klerikë apo pjestarë të komuniteteve te tjera fetare, të jenë në kundërshtim me mësimet e Islamit, i cili na mëson respekt dhe tolerance me pjestarë të besimeve të tjera qiellore, aq më tepër të cënohet toleranca ndërfetare e jona si vlerë kombëtare.

Dua të shpreh gjithashtu keqardhjen time për mënyrën se si u kuptua biseda jonë e cila anonte më shumë në rafshin e humorit, pa ndonjë të keqe, duke qenë se shakatë u bënë edhe për përfaqësues të besimit islam.

Gjej rastin, si një njeri i besimit, të shpreh keqardhjen time nëse fjalët e mia apo të miqve të mi kanë cënuar sadopak kolegët edhe miqtë e mi të krishterë, duke i shprehur në të njëjtën kohë ndjesën time si dhe garancinë; Se respekti dhe toleranca ime për ta, ngelet e palëkundur.

Të fundit