Flash News

KRYESORE

Reagon ish-ministri i Drejtësisë pas denoncimit të Hilës: Të merret seriozisht

Reagon ish-ministri i Drejtësisë pas denoncimit të Hilës:

Pas kërcënimit të Dritan Hilës nga drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Manjani kërkon që të merret seriozisht denoncimi i Hilës, pasi kemi të bëjmë me cënim të fjalës së lirë.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Denoncimi i Dritan Hilës për kanosjen që i bën Drejtori i Emergjencave të shtetit, duhet marrë seriozisht!

Kam bindje dhe uroj që jeta e shëndeti i Tanit nuk do ketë asgjë pasojë nga ato fjalë rrugaçërie të një drejtori!

Por sjellja harbute e një nënpunësi publik ndaj dikujt që mendon dhe shpreh mendimin e tij siç e ka është seriozisht e dënueshme si DHUNË SHTETËRORE ndaj fjalës së lirë!

Sjellja është e dënueshme! Është vepër e shkuar veprës penale! Por në çdo rast Ai nuk mund të shërbejë më në një detyrë publike!

Vetëm në shtetin ku veprojnë ligjet e hashashit justifikohet kjo sjellje!

 

 

Të fundit