Flash News

KRYESORE

Reagon kandidati i pavarur i Kavajës pas thirrjes së Ramës: Për një karrige nuk digjet Shqipëria

Reagon kandidati i pavarur i Kavajës pas thirrjes së Ramës:

Kandidati i pavarur për kryebashkiak në zgjedhjet e Kavajës, Astrit Haka i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së kryeministrit Edi Rama për tu tërhequr nga gara elektorale.

Haka, kandidat i propozuar nga zgjedhësit thotë se nuk mund të vë interesat personalë përballë interesit kombëtar.

“Për një karrige nuk digjet Shqipëria. Për interesin kombëtar, të mirën e Kavajës, të mirën e Shqipërisë, do të heq dorë nga gara. Egoizmi nuk ka vend në këtë mes”, u shpreh Haka në një prononcim për Gazetën Express. Ai ka nisur mbledhjen e firmave të qytetarëve që e propozuan si kandidat, për të marrë edhe dakordësinë e tyre.

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama deklaroi tërheqjen nga gara të kandidatit të Partisë Socialiste për zgjedhjet bashkiake në Kavajë, Klodian Shehi.

Të fundit