Flash News

KRYESORE

Reagon Kendall Jenner ndaj medias: Më vutë jetën në rrezik, duhet t’ju vijë turp nga vetja

Reagon Kendall Jenner ndaj medias: Më vutë jetën në rrezik,

Kendall Jenner ka reaguar e revoltuar në Twitter, pasi TMZ kishte publikuar jo vetëm foto të shtëpisë së saj, por edhe vendndodhjen e saktë.

Pas publikimit të të dhënave, një fans i modeles 37-vjeçari, John Ford u shfaq në pishinën e shtëpisë së saj. Më pas ai u arrestua nga policia.

“Si mendoni se unë ndihem kur këta njerëz të frikshëm e dinë se ku ndodhet shtëpia ime? Sepse ju publikuat jo vetëm fotot, por edhe vendodhjen e shtëpisë. Kjo gjë nuk është aspak e sigurtë! Ku është privatësia jonë? E kuptoj se çfarë kam marr parasysh kur vendosa të bëhesha e famshme, por fakti që ju publikoni vendodhjen e saktë, ku unë jetoj, vendos jetën time në rrezik. Shtëpia nuk është më një vend i sigurtë për mua dhe kjo falë njerëzve si ju. Duhet t’ju vijë turp nga vetja”, -është shprehur Kendall Jenner.

Kjo nuk është hera e parë që modeles i ndodh diçka e tillë, pasi edhe në vitin 2016 një 25-vjeçar me probleme mendore hyri në shtëpinë e saj, si pasojë Kendall u tmerrua, por u shpëtua nga një mik i saj.

Të fundit