Flash News

KRYESORE

Flet Klodiana Lala: Dyshimet nga vjen sulmi

Pas sulmit me armë në shtëpinë e prindërve të saj, ka reaguar në Facebook Klodiana Lala.

Teksa flet në emrin e saj dhe të familjarëve, Lala shprehet se dyshon që “sulmi vjen si rezultat i punës si gazetare”, duke theksuar më tej se ajo dhe familjarët e saj nuk  kanë asnjë konflikt personal.

Reagimi i Klodiana Lalës:

Të dashur miq! Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar.

Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal.

Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj ta ushtroj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithckaje.

Falenderim Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes.

Ju jam mirënjohës secilit prej Jush që mu gjend pranë në këto momente të vështira

PS. Ndjese qe skam mundur ti pergjigjem gjithsecilit prej Jush!

Të fundit