Flash News

KRYESORE

Reagon klubi i Skënderbeut: E dinim prej kohësh këtë akuzë, nuk ka ende vendim përfundimtar

Reagon klubi i Skënderbeut: E dinim prej kohësh këtë

Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas lajmit për dënimin nga UEFA me 10 vite përjashtim nga aktivitetet europiane si dhe me një gjobë prej 1 milionë eurosh.

Në reagimin e tij klubi sqaron se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.

“Shpjegojmë se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të komisionit të disiplinës dhe etikës në UEFA. Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit.

Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të kodit të disiplinës së UEFA-s, gjithashtu ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çështje disiplinore në proces për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore.

KF Skënderbeu është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të disiplinës”, thuhet në njoftim teksa klubi sqaron se sektori juridik po ndjek procedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë.

 

Të fundit