Flash News

KRYESORE

Reagon Kryemadhi nga Durrësi: Qeveri e vogël, korrupsion i madh. 33 zv.ministrat, përfaqësues të oligarkëve

Reagon Kryemadhi nga Durrësi: Qeveri e vogël, korrupsion i madh. 33

Pas publikimit te ermave te 33 zv.ministrave nga Rama, ka reaguar sot edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo ka komentuar nga Durrësi, në një takim me strukturat e partisë zëvendësministrat e rinj, emrat e të cilëve janë publikuar dje në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Sipas Kryemadhit 33 zv.ministra janë përfaqësues të oligarkëve: “33 zv.ministra në qeveri? Rama vërtetoi shprehjen qeveri e vogël, korrupsion i madh. 33 zv.ministrat nuk janë socialistë, por përfaqësues të oligarkëve për të mbrojtur interesat e tyre”, tha kryetarja e LSI-së. Më pas Kryemadhi tha se LSI do të sjellë risi në politikë, pasi ofron një opozitë të bazuar tek alternativat dhe nuk përfaqëson interesat e oligarkëve.

“Edukata politike në këto 27 vjet e bazuar te konflikti dhe mohimi dhe kundërshtimi i gjithçkaje. Ne duam të sjellim risi dhe t’i japim fund kësaj tradite. Opozita jonë e bazuar te alternativat. Ne nuk duam të përfaqësojmë grupe interesi të mafiozëve dhe oligarkëve, por grupe interesi që lidhen vetëm me interesat e drejtpërdrejta të qytetarëve. Edi Rama sulmon njerëzit e thjeshte, sepse i urren dhe ka neveri për ta”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit