Flash News

NDËRKOMBËTARE

Reagon Leonard Bombaj: E vërteta e përdhunimit, do publikoj prova tronditëse

Dje, në një intervistë për “Pasdite në Top Channel” Ajsi Xhaxhaj foli publikisht për çeshtjen e shtatë viteve më parë, ku akuzoi Leonard Bombaj për abuzim seksual për 5 vite.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i producentit Leonard Bombaj i cili ka folur për “Panorama” duke kundërshtuar edhe njëherë versionin e Ajsit. Bombaj është shprehur se asgjë nuk është e vërtetë nga kjo histori dhe se prokuroria e ka nxjerrë të pafajshëm.

“Nuk kam folur deri më tani sepse kam pasur të bëjë me një fëmijë dhe kam lënë drejtësinë të flasë. Por tani do të flas me prova dhe do të mbaj një qëndrim tjetër. Kam prova të forta dhe tronditëse dhe do t’i bëjë publike”, ka thënë Bombaj

Producenti ka thënë se aktorja i rikthehet kësaj historie me shpresen për ti shkatërruar imazhin publik dhe e akuzon Ajsin se po vesh rrobat e një viktime në trupin e një aktoreje.

Po ashtu edhe deklaratës se Ajsit i janë marrë lekë nga llogaria, Bombaj e ka quajtur shpifjen e radhës nga ana e aktores.

Ndërkohë Bombaj është duke u përgatitur për një event ndërkombëtar “Cup Song Albania”, me synim për t’u futu në Librin Gines me një rekord të ri, event ky që do të zhvillohet me datë 25 mars 2017.

“Po pres të mbaroj këtë gjë dhe më pas do të flas me prova për këto akuza të rreme, dhe provat janë shumë shumë tronditëse,” ka përfunduar Bombaj.

Të fundit