Flash News

KRYESORE

Reagon Llalla, shkarkon dy drejtues të Prokurorive, pas publikimit të emrave e tyre në listën e Ramës

Reagon Llalla,  shkarkon dy drejtues të Prokurorive, pas publikimit të

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka shkarkuar dy drejtues prokurorish, pasi emrat e tyre u përfshinë në listën e 100 zyrtarëve të denoncuar për abuzime, të publikuar në FB nga kryeministri Rama.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se drejtuesit  janë Hysni Vata, kreu i Prokurorisë së Laçit dhe  kreu i Prokurorisë së Korçës, Kol Hysenaj. Këta dy prokurorë gjendeshin edhe në listën e publikuar pasditen e sotme nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

Lista me emra konkret zyrtarësh  ka ngjallur edhe debate të shumta politike.

Të fundit