Flash News

KRYESORE

Reagon menjëherë Ndocaj: Nuk jam ndaluar, po udhëtoj drejt Italisë me traget!

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ndocajt, ish-deputeti që u tha se është ndaluar dje në portin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës sepse akuzohej se nëpërmjet mashtrimit, i ka vjedhur një shtetasi italian në Itali, shumën prej 78.000 € duke i premtuar një tender për shtrimin e një gazsjellësi në Shqipëri.

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar për herë të parë me anë të një statusi në “Facebook”.

“Nuk ka asnjë ndalesë apo arrest për ish-deputetin Eduart Ndocaj.  Kjo foto është live nga trageti qe po udhëton drejt Italisë.  Sa i përket çështjes ne fjale se shpejti do te publikojmë një deklarate nga avokati i tij ne Shqipëri.  Mediat është mire te bëjnë verifikime para se te nxjerrin lajmin. Kjo është abc e gazetarisë serioze”, shkruan Ndocaj në “Facebook”.

Të fundit