Flash News

KRYESORE

Reagon Meta për kufirin detar me Greqinë: Kanë qenë takime politike, s’ka marrëveshje pa firmën e Presidentit

Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias lidhur me zgjerimin e ujërave territorial grekë me 12 milje drejt brigjeve shqiptare, ka reaguar dhe institucioni i Presidentit të Republikës.

Fax News raporton se burime pranë Presidentit bëjnë me dije se nuk ka pasur një kërkesë për plotfuqishmëri nga ana e ekspertëve.

Gjithashtu theksohet se pa firmën e Presidentit nuk ka marrëveshje, duke shtuar se takimet kanë qenë politike dhe se nuk janë ngritur grupet e negociatorëve.

“Takimet e deritanishme mes dy ministrave kanë qenë politike dhe nuk është ngritur një grup pune për të punuar konkretisht me këtë çështje”, thanë burime nga Presidenca. (Fax Web)

Të fundit