Flash News

KRYESORE

Reagon Ministria e Jashtme për shkodranin që u masakrua në burgun e Marsejës, familjarët nuk pranojnë t’i heqin aparaturat

Reagon Ministria e Jashtme për shkodranin që u masakrua në burgun

U raportua se 23 vjeçari Florenc Beqiraj, i cili u masakrua në një burg në Marsejë ka ndërruar jetë në spitalin ku qëndron i shtruar prej disa ditësh, por familjarët të riut kanë përgënjeshtruar lajmin duke deklaruar se nuk do të lejojnë që mjekët t’i heqin aparaturat.

 Ndërkohë Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për këtë ngjarje duke thënë se nuk ka akoma një raport zyrtar për shkakun që ka sjellë gjendjen e rëndë shëndetësore të të riut.

23 vjeçari mbahej në jetë me anë të aparaturave. Beqiraj ndodhen në Francë prej dy vitesh dhe kërkonte që të fitonte azil. Mësohet se ai është ndaluar disa herë nga policia për mungesë dokumentacioni, dhe përfundimi i tij në burg ka qenë fatal.

Ai u gjet i masakruar, me njolla në trup dhe një shenjë teli në fyt, duke përfunduar në gjendje të rëndë. Zërat që thonë se i riu ka tentuar vetëvrasjen nuk pranohen nga familja. Të tjerë mendojnë se Florenci është masakruar në burg, ose nga policia, ose nga të dënuarit e tjerë. E motra e tij që jeton prej disa vitesh në Mal të Zi, tha se i vëllai e ka marrë në telefon për t’i thënë se është ndaluar për shkak të mungesës së dokumenteve dhe se në burg rrethohej nga njerëz të rrezikshëm.

Ndërkohë në sqarimet e bëra në videon e publikuar nga shoku i tij thuhej se e Florenci kishte kërkuan ndihmë duke i thënë se: “Nëse nuk vjen tani, do të më vrasin”.

Sipas të motrës, askush nuk i ka dhënë sqarime për ngjarjen, ndërsa zyrtarisht nga ambasada shqiptare i është thënë se i riu është vetëvarur me litar.

 

 

 

Të fundit