Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Reagon Ministria e Shëndetësisë pas skandalit të videos. I heqet licensa kompanisë “Euroteam”
Nëpërmjet një njoftimi për mediat Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për herë të parë pas publikimit të video skandalit nga emisioni investigativ Stop, në të cilin kompania e licensuar për administrimin e mbetjeve spitalore “Euroteam” i derdhte këto mbetje në ujërat e lumit Erzen.
Kompanisë në fjalë i është hequr licensa nga ministria e Mjedisit gjë e cila duhej bërë shumë kohë më parë sipas kronologjisë që ka ndjekur ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për media Më datë 10 korrik 2017, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar përmes pamjeve filmike, keqadministrimin e mbetjeve spitalore nga kompania e licencuar “Euroteam”. “Stop” ka investiguar rrugën që bënin mbetjet e rrezikshme spitalore dhe derdhjen e tyre në brigjet e lumit Erzen.
Ministri i Shëndetësisë pasi ka përcjellë me shqetësim problematikën e transmetuar, ka kërkuar vënien në dispozicion të një sërë informacionesh nga institucionet përgjegjëse, si Ministria e Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Menjëherë, autoriteti i Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Beqiri ka firmosur dy urdhra: Urdhër për “Ngritjen e grupit të inspektimit për subjektet që trajtojnë dhe menaxhojnë mbetjet spitalore” dhe Urdhër për “Ngritjen e grupit të inspektimit për subjektet që prodhojnë mbetjet spitalore”, me qëllim monitorimin e zbatimit të kornizës ligjore nga prodhuesit, trajtuesit dhe menaxhuesit e mbetjeve spitalore. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pas kërkesës së Ministrit të Shëndetësisë për informacion, ka raportuar një sërë problematikash të evidentuara nga inspektimet e kryera në terren për vitin 2016-2017. Ndërkohë, për shkeljet e konstatuara nga kompanitë e administrimit të mbetjeve spitalore, janë lënë detyra dhe janë marrë masa administrative. Sipas informacionit të përcjellë, në vitin 2015 për kompaninë Euroteam është marrë vendim për mbyllje provizore dhe masë administrative në vlerën 1 000 000 (një milion) lekë për mos administrimin e mbetjeve spitalore sipas legjislacionit në fuqi. Ministrisë së Mjedisit, si institucioni që lëshon lejen e veprimtarisë ndaj kompanive për administrimin e mbetjeve spitalore, i është kërkuar të bëjë me dije masën që ka marrë ndaj kompanisë “Euroteam” që prej momentit të transmetimit të pamjeve nga emisioni “Stop”.
Duke njohur ndikimin e drejtpërdrejtë në mjedis dhe në cilësinë e jetës së popullatës, si dhe duke vlerësuar seriozitetin e institucionit të Ministrisë së Mjedisit, që përmes një deklarate për emisionin denoncues informoi pezullimin e aktivitetit të kompanisë “Euroteam”, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa duke i kërkuar zyrtarisht Kryeministrisë, më 12.07.2017 “Lejimin e prokurimit për trajtimin e mbetjeve spitalore në disa spitale të vendit”. Në kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë citohet qartësisht: “Nisur nga rëndësia dhe emergjenca që paraqet procesi i trajtimit të mbetjeve spitalore, me qëllim mos ndërprerjen e procesit të trajtimit të mbetjeve spitalore, mbështetur në pikën 2 të Vendimit Nr. 482, datë 05.07.2017, të këshillit të Ministrave “Për pezullimin e përkohshëm të prokurimeve për vitin 2017”, kërkojmë miratim për lejimin e spitaleve, për zhvillimin e procedurës së prokurimit për trajtimin e mbetjeve spitalore, për plotësimin e nevojave deri në fund të vitit 2017”. Në një komunikim të mëvonshëm (14 korrik 2017), Ministria e Mjedisit ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë se “leja e subjektit në fjalë është në proces revokimi dhe pritet që Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve të përfundojë praktikën e dokumentacionit, që më pas ministri të firmosë urdhrin e revokimit”. Pra, ndryshe nga sa u deklarua në media, Ministria e Mjedisit, si i vetmi institucion përgjegjës për revokimin e licencës së kompanisë Euroteam, NUK e ka firmosur një masë të tillë. Vetëm sot, më datë 17.07.2017, Ministri i Mjedisit ka firmosur Urdhrin për revokimin e licencës dhe lejes mjedisore të kompanisë “Euroteam”. Ndërkohë, Kryeministria, duke marrë parasysh kërkesën e paraqitur më herët nga Ministria e Shëndetësisë, ka miratuar lejimin e zhvillimit të procedurës së prokurimit, me objekt “Për trajtimin e mbetjeve spitalore, për plotësimin e nevojave deri në fund të vitit 2017”. Pas fakteve të transmetuara nga gazetarët investigativ dhe pas njohjes me problematikat e raportuara nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë i kërkon Ministrisë së Mjedisit (si organi që ka licencuar veprimtarinë dhe inspektuar atë përmes institucioneve në varësi (Inspektorati i Mjedisit)), të vlerësojë me seriozitet korrektësinë e ushtrimit të aktivitetit të kompanive të administrimit të mbetjeve spitalore. Në rastet e një papërgjegjshmërie totale, siç ishte rasti i denoncuar i kompanisë Euroteam, Ministria e Mjedisit duhet të vepronte me revokim të menjëhershëm të licencës. Procesi i administrimit të mbetjeve spitalore mund të cilësohet si i prapambetur dhe i shoqëruar me shkelje të vazhdueshme të detyrimeve të sanksionuara me ligj, ndaj duhet ndjekur nga institucionet përgjegjëse deri në hallkën e fundit ku bëhet përpunimi i tyre.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38