Flash News

KRYESORE

Reagon moderatorja pas vdekjes tragjike të 22-vjeçarit: O Zot çfarë tmerri! Hero që ndalove të shpëtosh të tjerët

Pas vdekjes tragjike të 22-vjeçarit shqiptar Dhimitri Andoni, student i ekselencës në Florida, ka reaguar moderatorja e News 24 Androniki Kolka.

Në një shkrim në Facebook, teksa ndan lajmin e hidhur, Androniki shkruan:

Qofsh i parajsës Dhimitri Andoni, djali i mirë dhe i edukuar i dy prindërve shembullore, heroi që ndaloi të shpëtonte të tjerët nga aksidenti, por gjeti vdekjen nga përplasja fatale e një krimineli, që perveçse i mori jetën në kulmin e saj, i vjedh makinën. Oh Zot çfarë tmerri. Ngushellime te perzemerta, nuk kam fjale ta pershkruaj kete tragjedi . ZOTI UA LEHTESOFTE dhimbjen familjes. Qofsh i parajses , mes engjejve, Klausi yne i bukur dhe i mençur”.

Kujtojmë që 22-vjecari Dhimitri Andoni u përplas nga një mjet në Florida,  ndërsa më pas autori i vodhi makinën duke u larguar nga vendngjarja.

Të fundit