Flash News

KRYESORE

Reagon Patozi pas fitores së PD në Kavajë: Oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes

Reagon Patozi pas fitores së PD në Kavajë: Oaz i vogël

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas fitores së kandidatit të PD për bashkinë Kavajë Isa Sakja.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Patozi quan çliruese fitoren e PD në Kavajë. “Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë” shkruan Patozi.

Statusi i Patozit:

NJË FITORE ÇLIRUESE PËR KAVAJËN

Urimet më të mira Isa Sakja!

Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikeria dhe vlerat e marra peng prej vitesh të Kavajës.

Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.

Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e Partisë Demokratike niste nga Kavaja.

Ne do t'ia dalim.

 

Të fundit