Flash News

KRYESORE

Reagon Petrit Vasili: Pohimi i sinqertë i kryeministrit, po u pi gjakun qytetarëve

Reagon Petrit Vasili: Pohimi i sinqertë i kryeministrit, po u pi gjakun

Nëpërmjet një statusi në facebook Kreu i Grupit Parlamentr të LSI, Petrit Vasili është shprehur se nëpërmjet një shakaje kryeministri ka bërë një pohim të sinqertë për gjendjen në Shqipëri

Koncesionet, taksat, gjobat si dhe ikja e shqiptarëve nga vendi tregon se kjo qeveri po i pi gjakun qytetarëve.

Statusi i plotë

Pirja e gjakut shaka e zezë e Kryeministrit.

Humor i trashë apo humor i zi kur Kryeministri thotë për veten dhe të tijtë se "u kanë pirë gjakun popullit"?

Pohim i sinqertë i kryeministrit kjo është përgjigja. Pasi koncesionet qindra milion euro janë pirje gjaku. Edhe dhjetra milion euro për zyra dhe vanitete të tjera janë pirje gjaku. Edhe taksat e gjobat e pamëshirshme janë pirje gjaku. Edhe ikja e mijëra shqiptarëve vjen nga pirja e gjakut.

Sa për humorin edhe stilistikisht është i trashë si shkollëpaku dhe i zi si pirje gjaku.

Të fundit