Flash News

KRYESORE

Reagon Rama pas protestës së tregtarëve: Tallje e madhe me njerëzit!

Reagon Rama pas protestës së tregtarëve: Tallje e madhe me

Pas protestës së tregtarëve ditën e sotme kundër TVSH-së, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama shprehet se protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake është tallje e madhe me njerëzit nga politikanët. Sipas tij futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve.

“Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe! Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH! Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Të fundit