Flash News

KRYESORE

Reagon Salianji: Po sikur kontrolli i banesës së Tahirit të ishte i befasishëm? Ky është fillimi i një lufte të madhe

Reagon Salianji: Po sikur kontrolli i banesës së Tahirit të ishte

Deputeti demokratë Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje më çështjen e patentave të  Saimir Tahirit në makinën e Orest Sotit.

Ai ka ngritur pikëpyetjen se çfarë do të bëhej nëse kontrolli i shtëpisë së Tahirit do të bëhej i befasishëm dhe në shtëpinë e tij të gjendeshin patentat dhe miliona euro.

Ai gjithashtu deklaron se ky është vetëm fillimi i një lufte të madhe.

Statusi i plotë:

Autorizimi për kontroll banese dhe kontroll personal me disa ditë vonesë dhe po kap mijëra Euro në tentativë për ti fshehur. Po nëse do ishte kontroll i befasishëm? Po nëse ish-ministri arrestohej dhe kapeshin miliona Euro kujt i vinte radha? Tani është e qartë që është fillimi i një lufte të madhe, Rama me krimin në një anë dhe qytetarët dhe e drejta në anën tjetër.

Të fundit