Flash News

KRYESORE

Reagon Zagani pas rrëfimit të Tahirit: Pyete veten si u ndjenë fëmijët e mi kur më dërgove në shtëpi 20 persona në 1 të natës

Reagon Zagani pas rrëfimit të Tahirit: Pyete veten si u ndjenë

Pas rrëfimit të Saimir Tahirit në “Top Story”, për stresin që përjetoi familja e tij gjatë kësaj periudhe sidomos kur në shtëpinë e tij hyri policia, ka reaguar dhe Dritan Zagani. Zagani i drejtohet Tahirit, duke i thë të pyesë veten nëse e di si janë nderë fëmijët e tij kur në orën 01:00 të natës kanë shkuar 20 forca policie në banesë.

 Reagimi i plotë i Dritan Zaganit:

E bukur kjo....!

Tahirua na qenka ndjer keq kur i ben kontroll policia..edhe pse e njoftuan nje jave para...edhe pse e moren ne cel qe prit se erdhem...edhe pse ne fund fare i shkuan per kontroll diten per diell dhe me pranine e gjith shtypit...prap ky zotria e tije na qenka ndjere keq dhe se familja e tije e paska perjetu shum rende....!

Mahhh...ore njeri me shume maska qe njehere je luan e njehere lepur...po ti pyete njehere veten tende, ose sejmenet e tu qe mua mi dergove ne ora 01.00 pas mes nate si lukuni hienash 20 veta per kontroll banese,,,,, a mendon ndopak si u ndjene femijet e mi ne ate ore te nates me ate qe ti gatove per ta...dhe qe ishte komplet e jashtligjeshme vetem e vetem qe ti dhe Habilet e tu trafikant te ndjehen fitimtare ndaj ligjeve te shtetit....!

Ti luani i djeshem qe ne nje nate te bukur u ktheve ne lepur...sot me djallezine tende te lige del as me pak e as me shume se nje hiene e zeze ne gjithe sa thua e shpif ndaj meje...ti qe te duket vetja kaq i zoti sa dhe nje nga vendet me humane dhe te drejte ne bote, jepka azil ne kurrizin tend...je qesharak deri ne dhembje...!

 

Të fundit