Flash News

KRYESORE

Reagon zyrtari i parë i lartë i PD: Shpreh keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve

Reagon zyrtari i parë i lartë i PD: Shpreh keqardhjen për

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, është zyrtari i parë i lartë që ka reaguar për humbjen në zgjedhje. Ristani falenderon të gjithë simpatizantët e PD-së dhe motivon komisionerët të numërojnë çdo votë të qytetarëve.

Ai shpreh keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve, por i bindur se misioni i PD vazhdon ende.

“Falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çader dhe një muaj fushatë të përkushtuar. Po ashtu ju bëj thirrje numeruesve dhe komisionerëve te PD, që të numërojnë cdo votë te opozitës, që vullneti i Shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht. Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatîn e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon”, shkruan Ristani.

Arben Ristani nuk do të jetë në Kuvendin e ri të Shqipërisë për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje.

Humbja e PD, këto janë emrat e njohur që rrezikojnë të mos futen në Kuvendin e ri

Të fundit