Trofeu i vetëm që nuk kanë fituar është Kupa e Mbretit. Trajneri Zinedine Zidane ka thyer rekorde të njëpasnjëshme, duke fituar 8 trofe në vetëm 23 muaj në drejtimin e skuadrës.
Bonusi i parë erdhi pas sukseseve në La Liga dhe Champions League, sezonin e shkuar. Për këtë triumf të dyfishtë, klubi madrilen ka paguar 1,5 milionë euro. Fitimi bruto (taksuar 52 për qind) i është paguar gjithë stafit dhe pesë anëtarëve të stafit teknik. Më pas, këtë sezon Real Madrid ka fituar edhe dy Superkupa (Superkupën e Spanjës dhe atë të Europës), duke shtuar edhe Botërorin e Klubeve, pak ditë më parë në Emiratet e Bashkuara.
2017-a është bërë viti më i suksesshëm në historinë e Realit të Madridit.
Pagave të lojtarëve u shtohen edhe 2 milionë euro për kokë falë fitimit të këtyre trofeve. Shuma totale e disbursuar për të shpërblyer gjithë lojtarët e skuadrës arrin në 70 milionë euro. Kjo është një shifër e rëndësishme të cilën presidenti, Florentino Perez nuk do të hezitonte që ta derdhte përsëri.