Flash News

KRYESORE

Real Madrid mposht Liverpool; fiton “Championsin” për të tretin vit radhazi

Real Madrid mposht Liverpool; fiton “Championsin” për të

“Galaktikët” kanë mposhtur 3-1 sonte në finale Liverpool-in duke e çuar në 13 numrin e trofeve me “veshë të mëdhenj” në historinë e tyre.

Ndeshja u zhbllokua nga Benzema, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Karius, por pas vetëm 4 minutash Mane solli baraspeshën.

Gjithsesi lojtari vendimtar padyshim do rezultonte Garreth Bale, i cili u fut si zëvendësues në minutën e 61 duke marrë vendin e Isco-s. Uellsiani fillimisht realizoi në të 64-r, me një roveshiatë e cila do të mbesë gjatë në histori. Reali kalon sërish në avantazh.

Në minutën e 83-të Bale vulosi gjithçka, me një goditje nga një distancë shumë e largët, me topin që përfundoi në rrjetë.

Të fundit