Flash News

KRYESORE

Real Madrid nuk "tërhiqet" nga froni, sërish në krye të klasifikimit të UEFA-s

Ekipi kampion i Realit të Madridit ka kryesuar sërish në renditje e përditësuar të UEFA-s për ecurinë e klubeve europiane.

Ndërkohë, vendit e dytë e mban ekipi gjerman i Bayern-it, i ndjekur nga Barcelona e cila renditet e dyta.

Në vendin e katërt dhe të pestë janë Aletico dhe Juventus, skuadra të cilat do të ndeshen të mërkurën në sfidën e tyre për Ligën e Kampionëve.

Ajo që bie në sy është se ata që kryesojnë listën janë pikërisht ekipet spanjolle, duke përfshirë këtu edhe Sevillan, e cila ndodhet më lartë se Manchester City.

Sa i përket skuadrave italiane, Roma është në vendin e 12-të dhe Napoli në të 16-in, pa pasur as ulje as ngritje në këtë listë.

Ndërkohë Interi është ngritur tre shkallë duke shkuar në vendin e 52-të, ndërsa Milani mbetet pa lëvizuar në vendin e 76-të.

Të fundit