Flash News

KRYESORE

Real Madridi vuan, por më në fund rikthehet te fitorja

Real Madridi vuan, por më në fund rikthehet te fitorja

Real Madrid e ka kaluar barazimin 2-2 në Champions League kundër Club Brugge duke u rikthyer te fitorja me katër gola kundër Granadës në kampionat. Skuadra e Zinedine Zidane sot fitoi 4-2 në javën e tetë të La Ligës.

Benzema shënoi pas vetëm dy minutash lojë pas një asisti spektakolar nga Bale dhe pjesa e parë u mbyll me golin e parë të Hazardit si madrilen. Në të 61' ky i fundit dha një asist për golin e shënuar nga Modric dhe gjërat dukeshin shkëlqyeshëm, deri kur Granada shokoi madrilenët me dy gola.

James në të 92' mbylli takimin me golin e katërt për Realin dhe tashmë skuadra "Los Blancos" renditet e para në La Liga me 15 pikë.

Të fundit