Flash News

KRYESORE

"Reali dhe Cristiano u nxituan, e kuptoj portugezin", - flet ish-presidenti i Realit

"Reali dhe Cristiano u nxituan, e kuptoj portugezin", - flet

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramón Calderón, ka folur në lidhje me zëvendësimin e Cristiano Ronaldos nga trajneri Maurizio Sarri.

"Reagimi i tij është shumë normal, futbollistët e mëdhenj nuk duan kurrë të largohen nga fusha. Mbaj mend që me Ronaldo Nazario ndodhi e njëjta gjë. Unë kërkova të ishte startues edhe në miqësore.

"Klubi duhet të flasë me lojtarin, ta lërë të qetësohet dhe të mos marrë kurrë vendime të nxehta. Është më mirë të kuptoni situatën dhe pastaj t’i sheshoni me qetësi problemet, që ato të mos përsëriten. Ndarja ishte një gabim si për Real Madridin, ashtu për Cristiano Ronaldon. Klubi madrilen besonte se portugezi ishte në fundin e karrierës së tij dhe se askush nuk do të paguante 100 milionë euro", - tha ish-presidenti i Realit.

 

Të fundit