Flash News

KRYESORE

Reali i Madridit gjen pasuesin e Ronaldos, gati të ofrojë 250 milion euro për sulmuesin e njohur

Reali i Madridit gjen pasuesin e Ronaldos, gati të ofrojë 250 milion

Reali i Madridit po kalon një verë zhgënjyese pasi pas largimit të Ronaldos nuk po gjen dot zëvëndësuesin e denjë të yllit portugez, i cili u tranferua tek Juventusi për 112 milion euro.

Për këtë arsye, presidenti Florentino Perez po përpiqet të bindë Tottenhamin për të shitur sulmuesin Harry Kane për 250 milionë euro, shkruan goal.com.

Megjithatë, Reali përballet me një betejë të 'ashpër', pasi edhe klubi anglez po përgatitet t’i ofrojë 25-vjeçarit një pagë prej 30 milionë eurosh për në sezon.

Kane nuk është emri i vetëm që po lidhet me një transferim gjatë verës te klubi spanjoll si zëvendësues i Ronaldos.

Edhe Edinson Kavani i PSG-së, Eden Hazard i Chelseat, Mauro Icardi i Interit dhe Robert Lewandowski i Bajernit të Mynihut janë në listën e dëshirave.

Të fundit