Flash News

KRYESORE

Reali ka frikë nga protestat, a rrezikon të mos luhet El Clasico?

Reali ka frikë nga protestat, a rrezikon të mos luhet El Clasico?

El Clasico e javës së ardhshme mund të mos luhet. Edhe pse rivaliteti për titull sivjet duket spektakolar, me Barcelonën dhe Realin që kryesojnë kampionatin secila me nga 34 pikë, problemi i së mërkurës së ardhshme janë protestat në Barcelonë.

Trazirat e krijuara atje i kanë trembur disi madrilenët, të cilët kërkojnë garanci për sigurinë e skuadrës gjatë kohës që do të lëvizin me autobus. Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka theksuar se kjo nuk do të ndodhë dhe se beson te tifozët katalanas.

“El Clasico do të luhet të mërkurën. Pavarësisht kërkesave të fundit, nuk do të kemi një tjetër shtyrje. Është përgjegjësia e të gjithëve për të luajtur këtë takim. Stadiumi ynë është një hapësirë e shprehjes së lirë. Duam të japim një mesazh normaliteti dhe qetësie. Le ta kthejmë në festë atë ndeshje", ka deklaruar numri 1 i klubit katalanas.

Të fundit