Flash News

KRYESORE

Reali ka zemër të madhe, fiton në "El Clasico" dhe merr kreun e La Ligës

Reali ka zemër të madhe, fiton në "El Clasico" dhe merr

"El Clasico" mbyllet me fitoren 2-0 të Real Madridit. Kjo nuk ishte ndër ato sfidat spektakolare, me të cilat jemi mësuar në përballjet e "Los Blancos" me Barcelonën, por në fund fitues dolën djemtë e trajnerit Zinedine Zidane dhe rëndësi ka fakti që janë ata kryesuesit e rinj të La Ligës.

Golat ishin rezervuar në fundin e pjesës së dytë. Fillimisht shënoi Vinicius Junior në të 71-tën pas një aksioni fantastik të madrilenëve, ndërsa goditjen e fundit Barcelonës ia dha talenti tjetër i Zidane, Mariano Diaz, i aktivizuar në fundin e takimit.

Braziliani Vinicius festoi golin e tij si Cristiano Ronaldo dhe ishte interesant fakti se në stadium ishte i pranishëm vetë portugezi. Reali tregoi zemër të madhe, duke mposhtur 2-0 katalanasit dhe duke treguar se janë kockë e fortë edhe pa Eden Hazardin.

Të fundit