Flash News

KRYESORE

“Reali, kulmi i karrierës”, deklarata e portierit Courtois nuk pritet mirë nga tifozët e Atletikos së Madridit

“Reali, kulmi i karrierës”, deklarata e portierit Courtois nuk
Portieri belg Thibaut Courtois është transferuar zyrtarisht nga Chelsea te Reali i Madridit për 35 milion euro, ndërsa pjesë e marreveshjes mes dy klubeve është edhe mesfushori Mateo Kovaçiç, i cili do të huazohet për një vit në Londër. 26-vjeçari, pasi ka kryer me suksese testet mjekësore u prezantua para mediave nga presidenti Florentino Perez teksa u shpreh se gjithmonë ka ëndërrua të jetë pjesë e ekipit ‘merengues’. “Faleminderit, sot përmbush një ëndërr dhe vetëm ata që më njohin e dinë sa kam punuar për të arritur deri këtu”. “Dua ta falënderoj Real Madridin për këtë përpjekje dhe dua të them se kam dhenë  më të mirën në gjithë karrierën time në të gjitha vendet ku kam luajtur”. “Që nga sot, mund të jetoj ëndrrën që kisha si fëmijë. Kam qenë një rival dhe e di se çfarë do të thotë të përballesh me Realin e Madridit”. “Jam më shumë se një madrilene dhe dua të jem në kulmin e karrierës këtu. Faleminderit dhe Hala Madrid!”,  ishin fjalët e belgut, të cilat mund të mos u kenë pëlqyer tifozëve të Chelsea Këto deklarata kanë irrituar tifozët e Atletico Madrid, që nëpërmjet një faqe të njohur të tyre në rrjetin sociale ‘tëitter’ kanë nxjerrë keq portierin 26-vjeçar, i cili ishte pjesë e ekipit të tyre nga viti 2011-2014. Ata shkruajnë: “Hey Tibo Courtois, thjeshtë një rikujtim i vogël i asaj kohe, kur t’i qëndroje mes nesh dhe i the tifozëve të Realit të shkojnë në të sëmës. Menduam që do doje ta rikujtoje këtë!”

Të fundit