Flash News

KRYESORE

Reali, pa Ronaldon, sfidon Barcelonën për supekupën e Spanjës. Ja formacioni..

Reali, pa Ronaldon, sfidon Barcelonën për supekupën e

Real Madrid dhe Barcelona ndeshen sonte ora 23:000 në takimin e kthimit në “Santiago Bernabeu” e vlefshme për Superkupën e Spanjës.

Los Blancos kanë epërsinë 3-1 nga dueli i parë, por sonte luajnë pa Cristiano Ronaldon e pezulluar pasi shtyu arbitrin. Pas shënimit të golit (2-1) Ronaldo sfidoi Messin, duke hequr bluzën e duke i treguar numrin, por u ndëshkua me kartonin e verdhë. Pak më vonë mori kartonin e dytë, pas një “stimulimi” në zonën e Barçës. Kjo solli reagimin e tij, duke e shtyrë gjyqtarin dhe për këtë u dënua me pesë ndeshje.

Por sot Reali, në fushën e tij, do të kërkojë të ruajë rezultatin dhe të fitojë trofeun e radhës. Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave për sfidën e sotme.

REAL MADRID (4-3-3): Keylor Navasë Marcelo, Sergio Ramos, Varane, Carvajalë Modric, Casemiro, Kroosë Isco, Benzema, Bale.

BARCELONA (4-3-3): Ter Stegenë A. Vidal, Piquè, Umtiti, Jordi Albaë Rakitic, Busquets, Iniestaë Messi, Suarez, Paco Alcacer.

Të fundit