Flash News

KRYESORE

Reali shkarkon Lopeteguin: I paaftë të menaxhojë një ekip me 8 lojtarë të nominuar për 'Topin e Artë'

Reali shkarkon Lopeteguin: I paaftë të menaxhojë një ekip me

Real Madridi ka shkarkuar trajnerin Julen Lopeteguin, pas humbjes 5:1 kundër Barcelonës.

Vendimi është marrë nga bordi drejtus i klubit, ndërsa zëvëndësuesi i tij do të jetë Santiago Solari.

“Bordi i Drejtuesve të Real Madrid CF, që sot është takuar më 29 tetor 2018, ka rënë dakord të përfundojë kontratën që e lidhi trajneri Julen Lopetegui me klubin.

Ky vendim, i miratuar nga niveli më i lartë i përgjegjësisë, synon të ndryshojë dinamikën e parë te ekipi, kur të gjitha objektivat e këtij sezoni janë ende të arritshme.

Bordi i Drejtuesve e kupton se ka një hendek të madh mes të cilësisë së klubit të Real Madridit, i cili ka 8 lojtarë të nominuar për “Topin e Artë”, me rezultatet e mara deri më tani.

Klubi i falënderon Julen Lopetegui dhe të gjithë ekipin e tij teknik për përpjekjet dhe punën e tyre dhe iu uron ata më të mirat në karrierën e tyre profesionale. Lopetegui do të zëvendësohet përkohësisht nga Santiago Solari, i cili do të udhëheqë ekipin duke filluar nesër, të martën”.

Real Madridi është aktualisht në vendin e nëntë në La Liga.

Të fundit