Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alma Lama
Ndërsa për taksën e vendosur nga qeveria e kaluar e Kosovës, si një masë hakmarrëse ndaj fushatës së Serbisë kundër njohjve, është kuptuar pak a shumë qëllimi dhe efekti, për reciprocitetin, si masë zëvendësuese që po propozon kryeministri aktual, ka ende shumë paqartësi.
Vetë koncepti i reciprocitetit është qendror në marëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht në të drejtën ndërkombëtare. Mënyra se si shtetet i përgjigjen njëri-tjetrit, që shtrihet nga përdorimi i forcës deri te liberalizimi i tregtisë, sipas studiuesve është e lidhur ngushtësisht me konceptin e politikës ndërkombëtare. Reciprociteti në marëdhëniet ndërkombëtare në bazë të dhënave empirike ka shtrirje të gjerë dhe njeh modele të ndryshme të aplikimit.
Fushat më të njohura të zbatimit të reciprocitetit janë tarifat, të drejtat e autorësisë, njohjet e ndërsjellta, zbatimi i vendimeve gjyqësore, masat që lidhen me lirinë e lëvizjes, vizat, ekstradimet etj.
Këto ndërveprime shtetërore që rregullohen në sajë të marrëveshjeve, zbatohen në përgjithësi nga kërcënimi i hakmarrjes reciproke në rast të tërheqjes apo shkeljes nga palët. Janë institucionet ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare që shërben si garanci dhe besohet se ndikon në zbatimin e ndërsjelltë të marrëveshjeve. Por sipas studiuesve, mungesa e informacionit rreth respektimit të marrëveshjeve mund të rezultojë problematike për aplikimin e reciprocitetit.
Dhe është këtu pika ku qeveria e kaluar, në pamundësi për të zbatuar ndonjë politikë reciprociteti ndaj Serbisë përsa i përket bllokimit të Kosovës në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare si dhe në tërheqjen e njohjeve, vendosi një masë ndëshkuese, siç ishte tarifa doganore 100%. Ishte një masë ndëshkuese, për të treguar edhe fuqinë e një shteti sovran dhe për të përcjellë një mesazh politik ndaj sjelljes destruktive të Serbisë.
Vendosja e masave tarifore është një masë që përdoret shpesh në ndërveprimin ndërmjet shteteve. Çështja është se Kosova, edhe pse ka një pavarësi formale, është e varuar nga mbështetja e SHBA-së dhe BE-së dhe shumë shpejt u vu nën presionin e vendeve që e mbështesin, pasi Serbia kushtëzoi pjesmarrjen në dialog me heqjen e kësaj takse. Duhet të jetë e qartë se nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë mes taksës dhe procesit të dialogut politik, por vendosja e taksës është dëshmi e acarimit të raporteve.
Taksa më pas mori rolin bllokues të dialogut për të mbrojtur Kosovën nga plani i ndarjes që doli në skenë me 2018, i iniciuar nga presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, dhe me mbështetjen e disa aktorëve ndërkombëtarë që ende nuk kanë dalë në skenë.
Serbia e shfrytëzoi kokëfortësinë e z. Haradinaj për ta mbajtur taksën, duke e paraqitur gjithnjë e më shumë si një akt primitiv në një ekonomi të lirë të tregut, ndërsa kryeministri i Kosovës, i rrethuar nga njerëz jokompetentë nuk arriti të bindë askënd nga shtetet mike për domosdoshmërinë e vendosjes së kësaj takse. Madje edhe kur iu kërkua ta pezullonte përkohësisht me garancinë e vendeve si Franca apo Gjermania, ai për llogari të politikës së brendshme kundërshtoi.
Tashmë Kosova është para presionit për ta hequr taksën pa asnjë lloj kushti. Ndërsa vendosja e reciprocitetit të proklamuar nga kryeministri aktual, përveçse është një proçes shumë i ndërlikuar, duket se do të ketë të njëjtin fat: Kosova nuk do të lejohet ta implementojë. Për më tepër se deklarata për reciprocitetin është dhënë pa ndonjë studim paraprak, dhe për efekte elektorale.
Tashmë ka ardhur koha për të ndarë shapin nga sheqeri. Së pari duhet theksuar se në raportet me Serbinë, reciprociteti do të ishte i plotë nëse do të ishte politik. Ta zëmë të kërkohej që të drejtat e shqiptarëve të Luginës, të ishin të bararbarta me të drejtat e serbëve në Kosovë, siç shprehej dikur kryemistri aktual, edhe pse i vëtëdijshëm se kjo është e pamundur.
Për t’iu rikthyer realitetit, përveç marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë përgjatë viteve të kaluara, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, që janë shprehje zotimi, në rrethanat e procesit kushtëzues të anëtarësimit, Kosova nuk ka asnjë mundësi tjetër të zbatojë reciprocitetin. Ta zëmë, në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, edhe Kosova të fillojë të vendosë tabela letre për makinat me targa serbe që hyjnë në Kosovë, e po kështu t’iu japë fletëkalime ku nuk e njeh Republikën e Serbisë, qytetarëve të Serbisë që vizitojnë Kosovën, njëjtë siç bën Serbia me qytetarët e Kosovës. E njëjta gjë mund të zbatohet në tregti, energji, në njohjen e ndërsjelltë të diplomave, etj. Imagjinoni çfarë problemi politik do të krijohej nëse qeveria e Kosovës vendos të mos njohë diplomat e serbëve të shkolluar në Serbi.
Çështja është se edhe në lidhje me këto marrëveshje, edhe pse janë ndërkombëtare, (Serbia nuk pranon t’i konsiderojë të tilla), Kosova nuk ka ndonjë mënyrë për ta “kërcënuar” Serbinë dhe nuk mund të ankohet zyrtarisht në ndonjë institucion ndërkombëtar, pasi nuk është anëtare e OKB-së dhe si pasojë as në shumicën e institucioneve ndërkombëtare që lidhen me të.
Këtu duhet bërë një sqarim në lidhje me ato marrëveshje që kanë të bëjnë me anëtarësim në institucione ndërkombëtare, ta zëmë rreth kodit telefonik. Kosova tashmë është pjesë e ITU dhe për shkelje të marrëveshjes nga ana e Serbisë, ta zëmë futje e operatorëve ilegalë mund të ankohet pranë këtij institucioni. Por edhe kjo marrëvshje është problem pasi ka legjitimuar në veri antenat e operatorëve serbë.
Kosova, për shkak të mungesës së bashkëpunimit gjithashtu nuk ka mundësi të ketë informacion të saktë se sa po i zbaton Serbia marrëveshjet e nënshkruara, dhe si pasojë nuke ka të lehtë të ndërmarrë masa reciprociteti adekuate.
Ajo çfarë i mbetet, është t’i dorëzohet superfuqive që kanë ende interes për të zgjidhur konfliktin në rajonin tonë, e kjo do të thotë se ato nuk do të pranojnë asnjë lloj veprimi që mund t’i japë shkas Serbisë që të kundërshtojë pjesëmarrjen në dialog. Reciprociteti i hamëndësuar, i parë si një “exit strategy” e qeverisë Kurti, duket se do të ketë fatin e taksës së Haradinajt.
Për fat të keq, megjithëse tema e dialogut, ka qenë hija e rëndë pas fushatës elektorale dhe dihej se çfarë do e priste qeverinë e radhës, protagonistët e saj sillen ende si në atë përrallën me ujkun, kur edhe pse ai po e kafshonte, thoshte “qofsha në ëndërr.” Me pak fjalë kjo situatë, deri tani nuk është trajtuar me seriozitetin e duhur. Është evidente se SHBA kërkon një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje, dhe me të drejtë pas investimeve miliarda dollarëshe për rajonin, dhe një zgjidhje mundësisht brenda këtij viti elektoral. Është po ashtu e qartë si drita e diellit se Kosova në asnjë rrethanë nuk duhet të humbë mbështetjen amerikane.
Dhe këtu qëndron sfida më e madhe e kryeministrit aktual. I ndodhur mes presionit të SHBA-së për dialog, nga njëra anë, qëndrimeve të tij kontradiktore me procecin nga ana tjetër pasi i duhet të hajë të gjitha fjalët që ka thënë dhe më të cilat ka mbërritur deri te pushteti, dhe interesit nacional, ai duhet të bëjë një zgjedhje aspak të lehtë.
Nga ana tjetër, ai duhet të dijë të notojë mes mungesës së koordinimit SHBA-BE, kundërthëniet që ekzistojnë mes politikave të Trumpit dhe Francës e Gjermanisë, ku këto të fundit gjithashtu po bëjnë presion për të qenë aktorë në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare, dhe kurtheve të presidentit Thaçi i cili për të shpëtuar lëkurën e vet është në gjendje të nënshkruajë gjithçka i ofrohet.
Në rrethana të tilla, gjëja e parë që duhet të bëjë kjo qeveri dhe zoti Kurti është përcaktimi i vijave të kuqe për dialogun. Më saktë, vijat e kuqe ai i ka përcaktuar prej shumë vitesh, tani duhet vetëm t’i zbatojë. Ato janë: Jo negociata, Vetëvendosje!
Mund të duket e çuditshme, por kjo parullë e Lëvizjes Vëtëvendosje, e lindur gjatë negociatave për statusin, kurrë nuk ka qenë më aktuale se sot. Së pari sepse Republika e Kosovës, e cila u shpall pas negociatave të organizuara nga OKB-ja, me mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Europian, dhe me kundërshtimin e Serbisë, prej momentit të heqjes së pavarësisë së mbikqyrur, është vetëvendosëse.
Së dyti, Republika e Kosovës, duhet ta konsiderojë të mbyllur një herë e mirë çështjen e sovranitetit territorial dhe rregullimeve kushtetuese për pakicat, megjithë problemet në terren të cilat ika prodhuar Serbia gjatë njëzet viteve të fundit. Pra nuk mund të ketë më negociata për rregullimet e brendshme.
Është e qartë se parulla e Lëvizjes ishte kundër çfarëdolloj bisedimi me Serbinë, por siç e dimë u provua të jetë jorealiste dhe e paqëndrueshme, pasi çlirimi i Kosovës u bë nga bashkësia ndërkombëtare, dhe pavarësia e saj u mundësua po nga ata. Refuzimi i çfarëdolloj bisede me armikun do të ishte ideale, por ky nuk ishte rasti në rrethanat e përmendura më sipër. Ajo çfarë mund të bënte dhe duhet të bëjnë tani përfaqësuesit e Kosovës është të mos lëshojnë pe për interesat e veta shtetërore, pavarësisht se kush e kërkon diçka të tillë, pasi argumentat edhe këtë herë janë në anën e tyre.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38