Flash News

KRYESORE

Redi Jupi "sulmon" Partizanin: Nuk janë kurrkund, nuk i kuptoj

Redi Jupi "sulmon" Partizanin: Nuk janë kurrkund, nuk i kuptoj

Redi Jupi nuk e kupton Partizanin. Ky është opinioni i tij në vija të përgjithshme pas një komenti që ka bërë së fundmi për ndeshjen Partizani-Kukësi. Sipas tij, kampionët nuk dinë ku kanë kokën kur luajnë.

“Partizani nuk është kurrkund, bazuar te pretendimet që ka. Kjo skuadër nuk luan futboll. Ndeshja me Kukësin ishte e mërzitshme dhe kjo prej tyre. Partizani sipas meje nuk ka krijuar një fizionomi. Një herë luan me tre mbrojtës, një herë me katër. Nuk arrij ta kuptoj fizionominë e kësaj skuadre", - është shprehur ish-futbollisti.

"Jasir Asani është një ndër më të mirët e kampionatit shqiptar, por lihet jashtë. Trashi ishte lojtari më i mirë vjet, por u la jashtë në javët e para. Ky ekip më duket i palidhur. Nuk e kuptoj si mbrohet, si qarkullon topin, si dalin në sulm", - ka argumentuar më tej Jupi.

Të fundit