Flash News

KRYESORE

Redon Makashi: Fituesi i festivalit dihej, të paktën ta kishin mbajtur të fshehtë

Redon Makashi: Fituesi i festivalit dihej, të paktën ta kishin mbajtur

Këngëtari Redon Makashi nuk e ka feshur zhgënjimin e tij sa i takon festivalit të RTSH-së. “Kisha thënë që nuk do të merrja pjesë, por Elton Deda ma prishi mendjen”, tha Redon Makashi në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Këngëtari u shpreh gjithashtu se çmimi i parë dihej por shtoi se të paktën do ishte mirë të mbahej e fshehtë. “Çmimi i parë dihej. Kjo më preu. Unë dhe shumë kolegë të mi e dinin dhe kjo më preu fuqitë. Kënga fituese ishte shumë e bukur, por mirë do ishte që të mbahej e fshehtë”, deklaroi Makashi.

Ai foli edhe për incidentin gjatë këngës së tij, kur vetë Redoni e ndërpreu për një problem të orkestrës. “I ngeli hatri orkestrës, por nuk vazhdohej dot ashtu. E ndjeva që diçka nuk po ecte që në fillim. E pashë që nuk po ndalonin dhe thashë vetë ndal, nuk kisha çfarë të bëja. U futën disa elementë përpara kohe dhe duhej që dikush ta ndalonte këngën, jo unë. Po të vazhdonte ashtu kënga, do të bëhej lëmsh i madh dhe do të bëhesha qesharak”, deklaroi Makashi.

Të fundit