Flash News

KRYESORE

“Redonit i ndalin këngën në mes”, reagon Kozeta Kurti: Ku fshihet kunji i Festivalit me Redin

Kozeta Kurti, zëdhënësja e festivalit të RTSH-së ka reaguar pas shkrimit në media se “Redonit i ndalin këngën në mes”. Kurti sqaron se të thuash që “orkesa s’ishte në terezi” nuk është aspak e vërtetë, por që “ishte një fraksioni sekondi”, ku gjërat nuk shkuan siç duhet.

“Te thuash “Redonit i ndalin kengen ne mes”, eshte si te thuash: “Ku fshihet kunji i Festivalit me Redin”.

Redonin vertet mezi e priste publiku te kendonte, por perpara se: “mezi ta priste publiku”, “mezi e ka pritur Festivali” qe te rikthehej", shkruan Kozeta.

Më tej ajo shton se interpretimi i citimeve është gabim i madh në gazetari. 

"Te interpretosh fjalet e Krastes, duke e konsideruar intepretimin si citim, eshte problem i madh dhe jo vetem ne gazetari.

Te thuash: “orkestra s’ishte ne terezi”, nderkohe qe per nje kenge menaxhohen 100 njerez dhe jo 100 robote, eshte e guximshme.

Kete qe sapo thashe, nuk dua ta marre askush si “mesuesja qe po jep leksione”, por si menyre per te sqaruar shkurt ate qe ndodhi.  😊

Pra: 

1- Festivali nuk ja ndali askujt kengen ne mes.

2- Adi nuk ka thene: “nje duartrokitje per orkestren, edhe pse s’ishte ne terezi”

3-Dhe ne terezi ishin te gjithe, pervec nje fraksioni sekondi ku koordinohen te pakten 5 reparte”, shton më tej Kozeta.

Të fundit