Flash News

KRYESORE

Reduktohet me rreth 8% pirja e duhanit në Shqipëri

Reduktohet me rreth 8% pirja e duhanit në Shqipëri

Sipas një anketë të INSTAT të zhvilluar në vitin 2018, në lidhje me faktorët e riskut që cenojnë shëndetin e popullatës, është vënë re se pirja e duhanit ka rënë nga 43% e popullsisë së rritur në 2008, në 35% në 2018, në meshkujt e moshës 15-49 vjeç, teksa është rritur me 1 pikë përqindje pirja e cigares tek femrat për të njëjtën periudhë.

Duhanpirja u reduktua me rreth 8 përqind përgjatë një dekade, teksa u shtrënguan masat e kundër pirjes së duhanit, kryesisht duke mos lejuar konsumin e tij në ambientet kolektive dhe të mbyllura. Gjithashtu u rrit edhe niveli i taksimit.

Rezultatet e anketës tregojnë se pirja e duhanit është më e zakonshme në moshën 30-34 vjeç, meshkujt (44%) dhe gratë (7%). Cigarja pihet më shumë në zonat urbane (38% burrat dhe 7% gratë) se në zonat rurale (32% burrat dhe 2% gratë.

Të fundit