Flash News

KRYESORE

Reduktohet versioni final i këngës së Bushpepës. Për herë të parë që pas vitit 2013, Shqipëria do paraqitet ndryshe në Eurovizion

Reduktohet versioni final i këngës së Bushpepës. Për

Eugent Bushpepa tashmë e ka gati versionin përfundimtar të këngës “Mall” me të cilën do të përfaqësoje Shqipërinë në Eurovizion.

Është publikuar versioni zyrtar i kësaj këngë së bashku  me videon zyrtare. Kënga fitoi edicionin e 56-të të festivalit të muzikës shqiptare në “Festivalin e Këngës” në dhjetor. Kënga ishte 4 minuta dhe 30 sekonda, një gjatësi e cila ishte më shumë se sa duhet për të hyrë në Eurovizion.  Kështu që kënga është reduktuar në 3 minuta. dhe në skenën e Lisbonës, Bushpepa do këndojë shqip, ashtu siç është punuar dhe në versionin e saj përfundimtar.

Që nga viti 2013, kjo është hera e parë që Shqipëria do të përfaqësohet me gjuhën e saj në shqip, në Eurovizion. Hera e fundit ishte nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, të cilët interpretuan “Identitet” në Malmo.

Në shkrimin e publikuar nga faqja zyrtare e Eurovizionit, thuhet se Eugent Bushpepa është një këngëtar rroku, i lindur në Rrëshen dhe flet po ashtu për gjithë karrierën e tij muzikore.

Kënga mall do të ngjitet në skenë në natën e parë gjysmëfinale në Maj në Lisbonë.

Më poshtë keni versionin final të këngës “Mall”:

Burimi: Eurovision.tv

Të fundit