All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

OP-ED

Referendumi i 'Shqipërisë së pafat': Të këtushmit duan ta bojkotojnë, të ikurit duan të votojnë 

Referendumi i 'Shqipërisë së pafat': Të
All - Paragraf - 1

Alfred Lela

All - Paragraf - 3

79 përqind e të rinjve shqiptarë duan të ikin, thotë një sondazh i Gallup. Shifra alarmante bëhet më shumë e tillë kur e krahason me vendet e tjera të rajonit. Boshnjakët janë të dytët në Ballkan pas shqiptarëve, me 62 përqind, dhe ata njerëz jetojnë në një shtet me tri koka, i cili si një dragua mitologjie nuk mund të lëvizë në asnjë drejtim pa marrë një pëlqim të trefishtë.

Ndër fjalët që të shkojnë ndërmend para kësaj shifre dramatike janë 'faliment', 'dorëzim', 'mungesë shprese', e me radhë. Kohët kanë mbërritur të tilla që u jemi dorëzuar paradokseve të demokracisë apo simulimeve të saj; një prej tyre është debati i vjetër politik për votën e emigrantëve. Një dallgë që i ka prekur herë pas here brigjet e politikës shqiptare, për t'u tërhequr më pas në zbaticë, si shumë gjëra të diskurit publik në Shqipëri, që bëhen jo për nevoja organike të funksionimit të fibrës shoqërore, por për synime politike. Ia vlen ta cekim argumentin e votës së emigrantëve, pikërisht për të thelluar dhe folur për paradoksin që krijon, në këtë kontekst të 'eksodit biblik' të shqiptarëve kjo 'ekzigjencë demokratike'.

Shifrat e viteve të fundit janë kokëforta: 300 mijë aplikime janë plotësuar në vitin 2017 për Lotarinë Amerikane dhe mbi 200 mijë janë paraqitur në dyert e azilkërkimit në vendet e Bashkimit Europian. Duhet thënë se shqiptarët janë më të lirë se kurrë ndonjëherë në historinë e tyre. Ata mund të udhëtojnë në një pjesë të mirë të botës; mund të shkëmbejnë ide, mallra dhe dashuri me të tjerët; janë qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s dhe e kanë, edhe pse të arkivuar, prospektin e antarësimit në një klub tjetër të madh, të progresit dhe prosperitetit, Bashkimin Europian.

Pse, atëherë? Arsyet janë shumë dhe më e pakta ndër to nuk është qeverisja e majtë e 5 viteve të fundit dhe, në një rrafsh më të shtrirë analize, e gjithë klasa politike shqiptare. Partitë, me radhë, e kanë lënë të nënkuptohet se kontributi politik në fushata elektorale dhe përtej tyre, shpërblehet me një vend pune në administratë. Militantët partiakë, me arsim të paktë ose të dyshimtë, po aq të tillë edhe karakterin, kanë kompensuar mungesat dhe komplekset me angazhimin politik. Ndërrimi i pushteteve ka parë medikorit e njërës palë të zëvendësohen nga të palës tjetër. Pushteti politik i pas 2013 i ka shtuar kësaj plage edhe konceptin e një korporate dykrerëshe, të ashtuquajturin Partneritet Publik Privat, i cili është në fakt një skemë fashiste e përmbysur e shtetit. Në ndryshim nga Musolini që shtetëzoi duke krijuar një megakorporatë etatiste, Rama ka privatizuar akseset publike duke krijuar një megapushtet që e sheh shtetin si taksues, jo si përfaqësues (dhe një grusht njerëzish të kompanive të mëdha si përfitues). Një paradoks i tillë, 'taksim pa përfaqësim' (taxation without representation) i ngriti në këmbë kolonitë britanike të Amerikës rreth 300 vjet më parë.

Të rinjtë e Shqipërisë duan të ikin sepse ndihen të papërfaqësuar. Ata nuk e shohin veten të përfaqësuar nëpërmjet të ngjashmëve, por shohin përditë të pangjashmit dhe të pagjasët që bëjnë përpara me epshin e paepur të grabitqarëve mbi prenë e lirë të savanës.

Edhe të ngjashmit e tyre të dikurshëm, ose ata që shfaqeshin si të tillë, kanë dëshmuar se interesi personal dhe jo Shqipëria për të cilën përbetoheshin, ishin agjenda e tyre. Ish-të rinjtë e Mjaft-it janë kthyer tashmë në 'xhaketa të vjetra' zyrash të reja, pehlivanë të akaparosur e kapërdisur me vila, makina dhe poste.

Një mesoburrë me maskën retorike të një djaloshi, Kreshnik Spahiu, i çoi deri te kroi dhe i la thatë. (Me gjasë, jo veten). Ben Blushi me librat dhe LIBRA-n, me fjalimet idealiste, por të shkuarën pragmatiste, ka zgjedhur një 'ishull televiziv' për mërgatën e vet të luksit. Gjergj Bojaxhiu vizatoi dorashkën e një SFIDE, por nuk ia hodhi askujt për betejë. (Kjo ngaqë ai është aktivist i çdo gjëje, gjithkund part time).

Ngaqë nuk e hanë më sapunin-për-djathtë të një Mjaft-i, AKZ, LIBRA, SFIDA, të majta apo të djathta qofshin, ata kanë vendosur të thonë Mjaft!. Duke ikur.

Ata që ikin, disa vjet rresht kanë gërdi për vendin që lënë pas. Duhet të kalojë kohë që t'i kapë ai malli i çuditshëm i diasporave për të cilin dikush ka thënë se 'është ndjenja e fajit për atdheun e braktisur'. Deri atëherë ndoshta, partitë politike në Tiranë do të jenë pajtuar për idenë e votës së emigrantëve.

Kur të votojnë të ikurit, me të gjitha shtresëzimet e tyre, që fillojnë nga viti '90 apo dhe më parë, mund të thuhet se Shqipëria do të kthehet përnjëmend në një eksperiment social të përbindshëm. Gjysmë e zbrazur, vendimin se kush do t'i qeverisë ata që kanë mbetur këtu, disa shumë të pasur e shumë të tjerë gjithnjë e më të varfër, do ta marrin gjysma që ka ikur. Do të jetë njëfarë votimi 'me vesh', i bazuar në sentimente të vjetra (inati do të sundojë ndër to), ose në fjalë që vijnë nga të afërmit. Një pjesë do ta marrin vendimin bazuar në leximet e sajteve të mediave të shumta të Tiranës. Të cilat janë rëndom fortafolës (altoparlantë) të qeverisë dhe përcjellin youtube-in e propagandës së saj.

Diasporat do ta mbështesin logjikën e votës mbi ndjenjën e fajit për atdheun e lënë pas dhe qëndrestarët te zilia për të ikurit që jetojnë politikat (policy) e një sistemi tjetër dhe votojnë për politikat e tyre.

Kësisoj Shqipëria do të kthehet në një vend prej të cilit duhet shpëtuar.

Të fundit