Flash News

KRYESORE

Referendumi në Maqedoni, reagon Zaev: Zgjedhje të parakohshme nëse nuk certifikohet rezultati

Referendumi në Maqedoni, reagon Zaev: Zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka reaguar pas mbajtjes së referendumit për çështjen e emrit, ku u vu re një pjesëmarrje e ulët në votim.

Zaev deklaroi se respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit. Ai shtoi se nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus atëherë vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shndërrohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe për nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë. Pres që deputetët e VMRO-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëherë duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”, ka deklaruar Zaev.

Të fundit