Flash News

KRYESORE

Reflekton Basha: Ngrin funksionet dhe hap garën për kryetar partie

Reflekton Basha: Ngrin funksionet dhe hap garën për kryetar partie

Një një deklaratë për mediat kreu i PD  mori përsipër  të gjitha përgjegjësitë e  rezultatit të këtyre zgjedhjeve por ndryshe nga çfarë u përfol nuk pati asnjë deklaratë për dhënien e dorëheqjes, perveç se ngrijen e funksioneve të tij.

“Falenderoj komisionerët  vëzhgesit  që me  dinjitet përmbushën misionin. Projekti që kisha lindi me qyetraët  i kam në mëndje të gjithë ata që kam takuar nga veriu në  jug dhe i di hallet e tyre. Kur  mbuloheshin nga shiu dhe balta, kur  nuk dërgonin fëmijët në  shkollë kur nuk bënin  pazar në dyqanet e tyre nga taksat  e  gjobat. Kur  fëmijët ishin larguar jashtë për  një jetë më të mirë. Shumica e  heshtur e  këtij vendi ,  ata që  iu përgjigjen ftesës time  për  çadrën e lirisë  ku mori jetë ëndrra për një  Republikë të Re"-tha Basha

Ai shtoi se krimi e  droga  mund ta  mbajë  një  parti  një  pushtet  por një vend e hedh  në  honet e errëta  që nnuk  kanë lidhje me të drejtat e njerit." Kam reflektuar  thellë  këto tre  ditë marr  përgjegjësitë  për  rezultatin  shqipatrët  meriotojnë një  reflektim  të  plotë. Sa  kam  gabuar  dhe ku nuk  e percaktoj unë por  as ata  që  nuk punuan as  një ditë për  fitoren e PD."-shtoi ai.

"Për këtë arsye  me efekte  menjhershëm  kam  vendosur  të  ngrij  funksionet e mia, duke ja  deleguar  nënkryetarëve në fuqi për  të vazhduar. Unë  kam një projekt  dhe atë do ta vlerësojnë demokratët.Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha por nuk do ta  bëj  por  do të luftoj  me demokratët e ndershëm  me ta për  ta.”-përfundoi Basha.

Të fundit