Flash News

KRYESORE

Reforma në administratë, deputetja e PD thirrje KLSH: Pyesni kryeministrin, kush i mori 600 milionë euro?

Reforma në administratë, deputetja e PD thirrje KLSH: Pyesni

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar lidhur me shkarkimet që kryeministri Edi Rama po i bën në ‘Facebook’ zyrtarëve të administratës. Çupi njofton se gjatë një kontrolli të KLSH-së është zbuluar se shtetit i është bërë 600 milionë euro dëm ekonomik nga Doganat, Tatimet dhe Prokurimet.

Deputetja demokrate thekson se ky është momenti për reagim dhe reflektim, ndërsa kërkon nga KLSH që të pyesë kryeministrin për paratë që i mungojnë shtetit.

Reagimi i Dhurata Çupit:

Miliona euro vidhen ndërsa Kryeministri bën shoë me administratën e tij.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit konstaton se gjatë auditimit të Doganave , Tatimeve dhe Prokurimeve, janë gjetur 600 milionë euro dëm ekonomik. Ndërsa miliona e miliarda vidhen , kryeministri me buzën vesh më vesh kuvendon me administratën e tij dhe dëgjon talentet e kësaj hajdutërie të parave të shqiptarëve.

Është momenti për reagim e reflektim.

I sygjeroj KLSH të dëgjojë Kryeministrin por edhe ta pyesë se :

Ku kanë vajtur miliona euro ?.Kush i mori? Ku u investuan ? Kush ka përgjegjësi dhe kush do përgjigjet per lekët e shqiptarëve që burgosen nëse nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike ?

Me siguri kryeministri do ta gjejë një përgjigje e me siguri do të thotë se fajet i ka roja e institucionit dhe duhet larguar menjëherë nga detyra.

Katër vite të zymta kaluan për shqiptarët edhe katër të tjerë nuk janë shpresëdhënës .

Duhet reagim dhe kërkesë llogarie. Përgjegjësit e vërtetë duhet japin llogari para institucioneve dhe drejtësisë për këto abuzime të rënda për vendin.

Të fundit