Flash News

KRYESORE

Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA me tjetër mesazh të fortë: Është e dhimbshme, nuk duhet të çorientohemi

Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA me tjetër mesazh të

Ambasada e SHBA në Tiranë del me një tjetër mesazh për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj reformës, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes evropiane.

Ambasada apelon po ashtu nuk duhet të humbasë përqendrimi dhe se duhet të ecë përpara, hap pas hapi.

“Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën.

Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqendrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, shkruan ambasada.

Të fundit